Flash News

Rajoni

Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë

Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë

Qytetarët malazezë kanë protestuar para qeverisë së Malit të Zi, në Podgoricë.

Malazezët kërkuan përgjegjësi nga udhëheqësit e vendit pas masakrës me 12 viktima në Cetinje, më 1 janar.

Aco Martinoviç vrau dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë më 1 janar në Cetinje. Disa orë më vonë, ai kreu vetëvrasje.

Dy djem të moshës 8 dhe 13-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve.

Demonstruesit fillimisht qëndruan të heshtur për t’i nderuar të vrarët dhe të plagosurit. Ata i varën 12 trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë, duke simbolizuar numrin e të vrarëve.

Më vonë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për veprimet e autoriteteve atë mbrëmje, ata brohoritën "Ku ishut më 1 janar?”, “Ku është ministri i Brendshëm që nuk shfaqet?", "A e kanë fajin qytetarët?" dhe " Vrasës”.

Të fundit