Flash News

Rajoni

Masakrat që tronditën në Serbi, Vuçiç kërkon vendosjen e dënimit me vdekje

Masakrat që tronditën në Serbi, Vuçiç kërkon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur nga Presidenca e Serbisë së bashku me anëtarët e Qeverisë lidhur me krimet e tmerrshme që kanë tronditur Serbinë në tri ditët e fundit.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç ka kërkuar që të rikthehet dënimi me vdekje, por  kryeministri dhe qeveria e kanë refuzuar duke thënë se, përveç Bjellorusisë, do të jemi i vetmi vend i tillë në Evropë.  

Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja:

1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla

siguri më e madhe në shkolla

konfiskimi i armëve

gjoba të mëdha

masa drakoniane.

Vuçiç tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për Serbinë, edhe pse nuk është një vend i madh as nga pikëpamja territoriale dhe as numerikisht dhe se do të duhet të marrin masa që do të japin rezultat.

Të fundit