Flash News

Rajoni

Mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Greqi

Mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Greqi

Greqia mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Qendrat e votimit janë hapur rreth orës 07:00, me orën lokale, dhe do të mbyllen në orën 19:00. Gjithsej numërohen 9 813 595 shtetas grekë me të drejtë vote në 21 634 qendra votimi në të gjithë Greqinë.

Votimi në Greqi është i detyrueshëm, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor, por ka përjashtime për ata mbi 70 vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore.

Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëherazi kryeministri i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin.

Të fundit