Flash News

Rajoni

Më 25 janar zhvillohet mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut

Më 25 janar zhvillohet mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni
Foto Ilustruese

Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.

Lajmin e bëri të ditur zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj. Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se në kuadër të bashkëpunimit rajonal ka informuar kabinetin qeveritar mbi ecurinë e procesit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e cila do të mbahet me 25 Janar.

Disa ditë me parë ajo takoi zëvëndëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin bisedoi për organizimin e mbledhjes së përbashkët, ku të dyja palët u dakordësuan për marrëveshjet që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

Më 25 janar zhvillohet mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni

Të fundit