Flash News

Rajoni

Ministri serb e pranon: Kosova i ka votat për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Ministri serb e pranon: Kosova i ka votat për t’u

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç e ka pranuar se Kosova ka një numër të mjaftueshëm votash për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Kur bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur Kosovën, jemi në pozitën më të keqe në Evropë”, tha Daçiç në një intervistë për Politika.rs.

Sipas tij, Kosova nuk do të ka të drejtë të jetë anëtare e KiE. Kujtojmë që Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE në muajin maj të vitit që lamë pas. Këshilli i Evropës është organ krejtësisht e ndarë nga Bashkimi Evropian.

Sipas procedurës, aplikimin e një shteti fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit, fjalën përfundimtare e ka Asambleja Parlamentare.

Kjo Asamble përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës. Këshilli i Evropës ka 47 anëtarë.

 

Të fundit