Flash News

Rajoni

Mitsotakis ‘presion’ BE-së: Ballkani Perëndimor të integrohet brenda vitit 2033

Mitsotakis ‘presion’ BE-së: Ballkani Perëndimor të

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi që Bashkimi Evropian të bëjë çmos që Ballkani Perëndimor të integrohet brenda vitit 2033.

Mitsotakis e quajti një afat kohor ambicioz, por që është e realizueshme nga BE.

"Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 - një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar," tha Mitsotakis.

Kryeministri grek vlerësoi se fillimisht duhet të merret një vendim për të zhbllokuar anëtarësimin e RMV-së dhe Shqipërisë.

"Hapi i parë duhet të jetë një marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë", ka thënë kryeministri grek.

Të fundit