All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Moti i keq në Greqi, humbin jetën tre persona

Moti i keq në Greqi, humbin jetën tre persona
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Greqia është përfshirë nga një moti i keq me reshje të dendura të borës, të cilat kanë shkaktuar tre viktima.

Dy të moshuar, përkatësisht 73 dhe 80 vjeç humbën jetën në Evia, ndërsa një fermer 56-vjeçar u gjet i pajetë nga ekipet e shpëtimit në Kaminaki, raportojnë mediat greke.

All - Paragraf - 3

73-vjeçari nga fshati Mourtias në Evia trajtohej me oksigjen dhe ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq ka rezultuar fatale për të moshuarin.

E njëjta gjë ndodhi edhe me 80-vjeçarin, i cili kishte probleme me frymëmarrjen.

Fermeri 56-vjeçar, i cili dyshohet se pësoi një sulm në zemër mbeti i bllokuar në Kaminaki për shkak të reshjeve të borës.

Ndërkohë është kërkuar edhe ndihma ushtarake për hapur rrugët dhe për të ndihmuar teknikët në rikthimin e energjisë elektrike për shkak të terrenit të vështirë.

Të fundit