Flash News

Rajoni

Moti i keq në Greqi, mbyllen disa shkolla

Moti i keq në Greqi, mbyllen disa shkolla
Foto Ilustruese

Moti i keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë Greqinë, çka ka sjellë edhe mbylljen e disa shkollave në rajonin e Atikës, në zona si  Oropos,Villia, Grammatiko dhe Varnavas.

Guvernatori i rajonit, Giorgos Patoulis, ka thënë se do të mbyllen edhe më shumë shkolla, raportojnë mediat greke. Vetëm shkollat fillore dhe kopshtet janë të hapura.

Mësohet se një valë e tretë e të ftohtit, me dëborë dhe erëra të forta, pritet të godasë kryesisht Greqinë Jugore.

Të fundit