Flash News

Rajoni

Ndërron jetë kryebashkiaku në Turqi

Ndërron jetë kryebashkiaku në Turqi

Kryebashkiaku i AKP Erenler Fevzi Kiliç, ka ndërruar jetë në zyrën e tij në Sakarya. si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas mediave vendase, Kiliç, 59-vjeç, ndërroi jetë pasditen e sotme, ndërsa sipas dëshmitarëve, kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij duke punuar.

Punonjësit e bashkisë ishin ata që lajmëruan urgjencën, dhe u transportua me urgjencë për në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kiliç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital

Kılıç u zgjodh Kryetar i Bashkisë Erenler në Zgjedhjet e Administratës Vendore të 31 Marsit 2019. Kılıç shërbeu si president i provincës Sakarya të AKP-së midis 2002-2003 dhe 2015-2018.

Të fundit