Flash News

Rajoni

Në 29 tetor, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

Në 29 tetor, takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në

Ditën e enjte, në Bruksel, pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por u shty për shkak të situatës së pandemisë dhe pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord.

Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve, të cilat do të zhvillohen të enjten, të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

Të fundit