Flash News

Rajoni

Negociatat u çelën pas 17 vitesh pritje, Kovaçevski: Identiteti ynë do të mbetet ai që është

Negociatat u çelën pas 17 vitesh pritje, Kovaçevski:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët në Bruksel se hapja e negociatave është një hap që qytetarët e vendit të tij e kanë pritur prej 17 vitesh.

Ai deklaroi se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, duke i dhënë asaj mundësinë për një promovim të madh.

Kujtojmë që MV ka bërë jo pak sakrifica për “ëndërrën” europiane. Duke nisur nga viti 2019 me ndryshimin e emrit, por edhe lëshimet kundrejt bullgarisë së fundmi.

MV paraqiti kërkesën e anëtarësimit në BE në vitin 2004, ndërsa statusin e vendit kandidat e mori në 2005.

“Do të punojmë për veten tonë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh hapim një perspektivë të re për vendin dhe qytetarët tanë.

Zgjidhja më e mirë e mundshme është në vija të kuqe dhe ofron mundësinë për hapjen e negociatave. Kjo ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën maqedonase e shikoj një nga sukseset më të mëdha.

Gjuha maqedonase do të ketë një promovim të madh. Do të kenë mundësi ta dëgjojmë dhe identiteti ynë do të mbetet ai që është. BE do të jetë më e pasur. RMV si nga aspektet natyrore, i përket BE dhe vendi ynë është në BE. Do të vazhdojmë të punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë. Ashtu pra, jemi gati për në BE. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë një datë historike”, tha ai.

 

Të fundit