Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
New York Times mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi.
Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës Nju Jork Tajms, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.
“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e Nju Jork Tajmsit.
“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me Nju Jork Tajmsin.
Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se zoti Vuçiç i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.
Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”
“Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert F. Worth.
Profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer ndan të njejtin mendim.
Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”
“Nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe Shërbimin e tij Sekret. Kjo është mjaft e qartë. Pyetja është nëse Vuçiç është pjesë e problemit, apo pjesë e zgjidhjes. Dhe në tërësi, jam i bindur se ai është pjesë e problemit për shkak të mënyrës se si sillet. Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.
Grupi i Veljko Belivukut ishte arrestuar edhe më parë, por në të gjitha rastet kishte arritur të shmangte dënimet për shkak të lidhjeve që deri në vitin 2021 dyshohej se ekzistonin mes tij dhe shtetit serb.
“Mbështetja që Belivuk dhe miqtë e tij morën nga policia dhe ministria e brendshme gjatë dekadës së fundit është dokumentuar në dëshmitë e gjykatës, përgjimet telefonike dhe fotografitë. Sugjerimi se e gjithë kjo mund të kishte ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit shkakton të qeshura në Beograd”, shkuan Nju Jork Tajms.
Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i Nju Jork Tajmsit, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video në platformën “YouTube” ku thotë se përpos armëve dhe eksplozivit të grupit të Belivukut gjatë bastisjeve ka gjetur edhe makinën e mishit me ADN-në e viktimave që dyshohet se janë masakruar.
Ndërsa zoti Vuçiç, sipas artikullit të Nju Jork Tajmsit, ushtron kontroll mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike, arrestimi i grupit të Belivukut mund të jetë një nga vendimet e pakta që presidenti serb nuk e kontrolloi dot.
Provat në këtë rast erdhën nga një ekip belg i EUROPOL-it i cili pas dy vjetësh përpjekjeje arriti të dëshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut, një gjë që autoritetet në Serbi nuk mund ta shmangin më. Gazetari amerikan thotë se ai pret që hetimi i EUROPOL-it i cili ende vazhdon, të zbulojë lidhje kriminale ndër grupe të ndryshme etnike në Ballkan.
“Ky hetim evropian i drejtuar nga Europoli zbuloi vërtet këto rrjete kriminale në një mënyrë që nuk ishte bërë kurrë më parë. Ata ende po i hetojnë mesazhet që i deshifruan. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende. Një gjë që vlen të përmendet është se këto dallavere kriminale e tejkalojnë shpesh politikën. Njerëzit mund të jenë në anë të ndryshme etnike, por kur bëhet fjalë për para, ata do të bashkëpunojnë. Unë mendoj se ne do të zbulojmë më shumë me kalimin e kohës për mënyrën se si funksionojnë këto rrjete kriminale”, thotë gazetari Worth.
Artikulli i tij thotë se deri më tani shumica e të dhënave nga Ballkani kishin të bënin me grupin serb.
Artikulli i Nju Jork Tajmsit disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët. Kjo nënkupton edhe dërgimin e ushtrisë për aneksimin e veriut të Kosovës./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38