Flash News

Rajoni

Nga 15 Maji Italia hap kufijtë për turistët nga gjithë bota, rregullat që duhet të zbatojnë

Nga 15 Maji Italia hap kufijtë për turistët nga gjithë bota,

Pas më shumë se një vit mbyllje, Italia do të mirëpresë turistë nga e gjithë bota, por duhet të zbatohen disa rregulla.

Duhet një lekje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane."Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim", u shpreh kreu i ekzekutivit italian, teksa shtoi se ka ardhur momenti që të prenotoni pushimet tuaja në Itali.

Italia ka vendosur të mos pres aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.

Çdo turist që do dëshiroj të vizitoj Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.

Të fundit