Flash News

Rajoni

Ngjarje e rëndë në Greqi, përdhunohet shqiptarja për orë të tëra

Ngjarje e rëndë në Greqi, përdhunohet shqiptarja për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një sanitare shqiptare mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra. Sipas mediave greke, ajo ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.

Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori, është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.

Lidhur me këtë ngjarje, sipas mediave grke, mbrëmë në rrugët e Athinës kanë dale në protestë aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare.

Të fundit