Flash News

Rajoni

‘Ngrijnë’ marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruara nga liderët e Ballkanit Perëndimor

‘Ngrijnë’ marrëveshjet e Procesit të Berlinit të

Marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duket se nuk planifikohen të vihen në funksion tani herët.

Sipas Radio Evropa e Lirë, marrëveshjet që u nënshkruan nga liderët e BP në Berlin lidhen me: njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht me marrëveshjet, por që të fillojë zbatimi i tyre është e domosdoshme që dokumentet të ratifikohen nga parlamentet e secilit prej vendeve, brenda 18 muajve.

Ratifikimi është i pasigurt për shkak të procedurave, problemeve të brendshme dhe bllokimeve politike, si dhe marrëdhënieve ndërmjet disa prej këtyre vendeve.

Nga ana tjetër, disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme me ato të Procesit të Berlinit, dhe kjo nuk do të sillte diferencë.

Marrëveshja e parë në Berlin parashikon që për udhëtime ndërmjet vendeve të rajonit, në të ardhmen, do të nevojiten letërnjoftimet. Kjo i referohet më shumë qytetarëve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në këto dy shtete.

Po ashtu, marrëvehsja në fjalë do të duhet të përmirësojë edhe lëvizjen mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit