Flash News

Rajoni

Pas shpalljes 'non-grata', Nikolla Gruevski dënohet me 7 vite burg për pastrim parash

Pas shpalljes 'non-grata', Nikolla Gruevski dënohet me 7 vite

Gjykata Penale e Shkupit ka shpallur fajtorë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-shefin e policisë secrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev.

Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg, Sasho Mijallkov dënohet me 1 vit e 3 muaj, Risto Novaçevski u dënua me 3 vite dënim me kusht dhe Jordan (Orce) Kamcev u dënua me 1 vit burg, raporton Telegrafi.

Gruevski është akuzuar për veprat penale “pastrim parash” pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij për të blerë prona të patundshme për vete, por duke i regjistruar në emra të personave të tjerë.

Gruevski u dënua për rastin “Parcelat në Vodno”. Kujtojmë se Gruevski u shpall pak ditë më parë 'non-grata' nga SHBA-të.

Të fundit