Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë

Përgjigjet janë të ndryshme në varësi të asaj se kë pyesni në Berlin. Një vit pas marrjes së drejtimit nga qeveria kristiandemokrate-socialdemokrate e Friedrich Merz pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e saj. Por në këto konstatime mbizotërojnë çështjet që lidhen me planin e brendshëm politik, politika e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh.
Megjithatë kjo qeveri si dhe qeveria e mëparshme e socialdemokratit Olaf Scholz po përballet me sfida të shumta, kryesisht për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kësaj i shtohen krizat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, të cilat, sidomos kriza e fundit e Iranit, po prekin gjithnjë e më shumë Evropën dhe ekonominë e saj më të madhe, Gjermaninë.
Heqja e funksionit të Ngarkuarit të Posaçëm sinjal i keq
Në vorbullën e këtyre sfidave ekzistenciale publiku pak interesohet për marrëdhëniet e Berlinit me vendet eBallkanit Perëndimor. Vëzhguesve të marrëdhënieve të Berlinit me rajonin e Evropës Juglindore u ra menjëherë në sy, se qeveria e re shfuqizoi funksionin e të Ngarkuarit të Posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor,i vendosur në kohën e qeverisë së mëparshme. Këtë pozicion e mbante politikani i partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin. Gjatë aktivitetit të tij rajoni ishte rregullisht në listën e prioriteteve të politikës së jashtme gjermane, siç dëshmojnë edhe marrëveshjet e shumta të nënshkruara gjatë kësaj periudhe si pjesë e Procesit të Berlinit.
Qeveria e re e hoqi këtë funksion me shpjegimin se bëhet fjalë për masa kursimi, që janë zbatuar në të gjitha ministritë, përfshirë edhe atë të Jashtme. Por funksioni i ri nuk do të përshtatej në konceptin e ri të sendërtimit të politikës së jashtme, e cila pas shumë vitesh ndodhet në duart e një partie. Politika e jashtme tani është një projekt i përbashkët i zyrës së Kancelarit dhe i Ministrisë së Jashtme nën drejtimin e bashkëpunëtorit të ngushtë të Merz nga po e njëjta parti, Unioni Kristian Demokrat (CDU), Johann Wadephul.
Politika e vazhdimësisë
Ndonëse në fillim me heqjen e funksionit të Komisionerit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor qeveria e re shkaktoi skepticizëm lidhur me vazhdimësinë e politikës ndaj Ballkanit Perëndimor, turneu i ministrit të ri të Jashtëm Johann Wadephulnë rajon u përpoq t'i shuante këto frikëra. Peter Beyer, pëfaqësues i CDU-së në pushtet dhe anëtar i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut, beson se qeveria e Friedrich Merz ka vazhduar ta mbajë Ballkanin Perëndimor në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme.
"Në vitin e parë të mandatit të Friedrich Merz qeveria gjermane vazhdoi politikën e viteve të mëparshme ndaj Ballkanit Perëndimor dhe me vizitën e rëndësishme të Ministrit të Jashtëm në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor theksoi qartë rëndësinë strategjike të rajonit. Pikërisht në dritën e tensioneve gjeopolitike, veçanërisht për shkak të ndikimit rus, Ballkani Perëndimor është më shumë se kurrë në fokusin e politikës së jashtme gjermane”, tha Beyer i pyetur nga DW.
Megjithatë ai insiston se nuk bëhet fjalë vetëm për vazhdimësinë e politikës së qeverisë së mëparshme, por për politikën, themelet e së cilës i hodhi kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, me gurthemelin Procesin e Berlinit.
Berlini pa një rol kryesues
Kolegu i tij nga Partia Socialdemokrate (SDP), Adis Ahmetoviç, beson se Gjermania, duke mbështetur vendet e rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duhet të krijojë kushtet për integrim të plotë në sistemin e vlerave euroatlantike.
"Ekziston një vendosmëri e qartë, se ne i shohim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale të BE-së. Për këtë arsye mbështesim veçanërisht Malin e Zi dhe Shqipërinë të konsideruar si kryesues në këtë proces. Por të themi të vërtetën, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të përshpejtohet, duke pasur parasysh sfidat gjeopolitike. Në kohën e rritjes së proteksionizmit dhe nacionalizmit global Evropa duhet të dëshmojë, se ka forcën për të kapërcyer vetveten dhe për të zgjeruar BE-në. Për këtë angazhohet kjo qeveri federale”, tha Ahmetović në një intervistë për DW.
Por analistët janë më skeptikë, kur shohin performancën e qeverisë Merz në procesin e integrimit të rajonit në BE. Marina Vuloviç nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë në Berlin flet për një "kurs të matur".
"Edhe pse Gjermania ka vendosur qartë për perspektivën evropiane të rajonit, ajo shpesh orientohet nga stimuj të jashtëm, për shembull iniciativat e Komisionit Evropian apo konteksti gjeopolitik, në vend që të marrë vetë rolin udhëheqës. Ndërsa ministri i Jashtëm me turneun e tij triditor në gjashtë vende tregoi një angazhim më të madh në Ballkanin Perëndimor, kancelari mbetet më i kujdesshëm në deklaratat e tij", mendon Vuloviç.
AfD: Ballkani Perëndimor i rëndësishëm për Gjermaninë dhe Evropën
Një opinion çuditërisht pozitiv për 12 muajt e parë të politikës së Friedrich Merz ndaj Ballkanit Perëndimor vjen nga radhët e partisë së djathtë opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila zakonisht përfaqëson pozicione diametralisht të kundërta me koalicionin qeverisës, edhe në politikën ndaj Ballkanit Perëndimor.
"Për mendimin tim bilanci i qeverisë gjermane nën Friedrich Merz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor pas një viti është i përzier. Nga njëra anë duhet theksuar se rajoni politikisht nuk ka dalë krejtësisht jashtë vëmendjes. Iniciativat diplomatike kanë vazhduar, janë zhvilluar bisedime në kuadrin e procesit të Berlinit dhe janë shënuar disa përparime në hapa të caktuar të integrimit drejt Bashkimit Evropian. Pikërisht për sa i përket stabilitetit në Evropën Juglindore, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e rëndësishme e politikës së sigurisë për Gjermaninë dhe Evropën”, thotë për DW , përfaqësues i AfD-së dhe anëtar i grupit parlamentar gjermano-evropianojugor.
Por ai konkludon se Gjermania do të duhet të marrë një rol udhëheqës dhe jo vetëm të reagojë ndaj krizave apo nismave nga Brukseli. “Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Gjermanisë i mungon vija e qartë strategjike”, përfundon përfaqësuesi i grupit më të madh parlamentar opozitar në Bundestag.
Mungesa e mbështetjes së qartë për forcat reformatore
Boris Mijatoviç, raportues i partisë opozitare Të Gjelbrit, ka një vlerësim kryesisht negativ për efektet e qeverisë së Friedrich Merz në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, thotë ai për DW, vende si Mali i Zi, por dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të kishin nevojë urgjente për mbështetjen politike të qeverisë gjermane në zbatimin e reformave të nevojshme.
Mijatoviç, i cili është shpesh në rajon, beson se qeveria gjermane nuk tregon sa duhet mprehtësi ndaj forcave gjithnjë e më të fuqishme, që po i çojnë vendet e rajonit prapa.
"Në politikën e jashtme të koalicionit qeverisës i kushtohet shumë pak vemendje faktit se në Serbi, si dhe në Bosnje- Hercegovinë politikanët autoritarë inkurajojnë qëndrime antidemokratike dhe në këtë mënyrë antievropiane. Qeveria gjermane deri tani protestave në Serbi u ka kushtuar po aq pak vemendje sa edhe situatës jashtëzakonisht të brishtë politike në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë. Këtu duhet presion politik nga Gjermania, që këto dy shtete të mos rrëshqasin më poshtë”, përfundon Mijatoviç.
Edhe Nikola Xaviereff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) beson se qeveria Merz në vitin e parë të saj nuk ka bërë përpjekje për të dhënë impulse të reja, “as në planin bilateral dhe as në procesin e zgjerimit", siç thotë ai për DW. Përjashtimi i vetëm është "mbështetja simbolike" për anëtarin më të mundshëm të ri, Malin e Zi.
“Politika gjermane e klasifikon nominalisht Ballkanin Perëndimor në katër apo pesë prioritetet e tij, por nuk ka treguar, se si zbatohet kjo në politikën në terren: nuk ka mesazhe ndaj Serbisë, nuk ka drejtim në përpjekjet për të përshpejtuar dhe ripërcaktuar modelin e zgjerimit të BE, nuk ka rikalibrim të ri drejt rajonit, ku SHBA po ndryshojnë qasjen e tyre normative ndaj ekonomisë, dhe në fund në një farë mënyre largohen nga promovimi i zgjidhjeve liberale për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”, përfundon Xaviereff. DW
Të fundit
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29