Flash News

Ditari i Maxhorancës

Njoftimi për largimin e Kim, Bushati justifikon MEPJ: Është lapsus

Njoftimi për largimin e Kim, Bushati justifikon MEPJ: Është

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati komentoi njoftimin e Ministrisë Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati tha se njoftimi i MEPJ është një lapsus. Ai i quajti provincializma shqiptare zëvendësimet e ambasadorëve të huaj në vend.

“Unë them që është lapsus. Këto janë provincializma në mentalitetin shqiptar që ikën ky dhe vjen një tjetër, që do vijë një burrë apo një zonjë që do flasë në emër të vet. Znj. Kim ka folur në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti më serioz, më i madh, më digjintoz, më profesional në demokraci dhe diplomaci”, u shpreh Bushati.

Ndër të tjera, Busdhati tha se marrëdhëniet mes Kim dhe Ramës nuk mendon të jenë prishur.

“Nuk mendoj që janë prishur marrëdhëniet mes Ramës dhe Kim. Asnjë ambasador nuk flet në emër të vet, këtu nuk ka asgjë personale”, tha Bushati.

 

Të fundit