Flash News

Rajoni

Numërohen mbi 90% e votave në RMV, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE

Numërohen mbi 90% e votave në RMV, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE

Komisioni Zgjedhor në RMV ka numëruar mbi 90% të votave për zgjedhjet Presidenciale. Sipas rezultateve të deritanishme, dy kandidatët më të votuar janë Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE dhe kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski i mbështetur nga socialdemokratët në qeveri.

Opozitarja Godrana Siljanovska ka siguruar më shumë se 40% të votave, me një epërsi prej mbi 20% ndaj presidentit aktual.

Sipas Kodit Zgjedhor, që një kandidat për president të sigurojë mandatin që në raundin e parë, ka nevojë për një mbështetje mbi 50%. Ashtu siç pritej, presidentin e Maqedonisë së Veriut do ta përcaktojë raundi i balotazhit të 8 Majit.

Mes dy kandidatëve shqiptarë, më i votuari është ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai siguroi 13.36% të votave dhe u rendit i treti, me 4% epërsi ndaj rivalit opozitar shqiptar, Arben Taravari.

Të fundit