Flash News

Rajoni

Orë kritike për Greqinë: Sizmologët paralajmërojnë për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm

Orë kritike për Greqinë: Sizmologët

Në takimin e djeshëm të drejtuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, drejtori i Kërkimeve të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Thanasis Ganas, vlerësoi situatën sizmike në ishullin e Santorinit dhe paralajmëroi për dy skenarë të mundshëm.

Ai theksoi se mund të ndodhin pasgoditje me magnitudë 4.5 deri 4.7, ose një dridhje më e fuqishme që mund të shkaktojë cunami dhe shpërthim vullkanik.

Sipas Ganas, deri tani janë regjistruar mijëra tërmete të vogla, me 12 lëkundje mbi magnitudën 4 gjatë 24 orëve të fundit.

Ai sqaroi se nuk pritet një tërmet më të fortë se 6, por tërmete me magnitudë midis 5 dhe 6 mund të shkaktojnë ndodhi të tjera, si rrëshqitje dhe cunami.

Drejtori i Institutit Gjeodinamik theksoi se, ndonëse nuk mund të parashikohet me saktësi shpërthimi vullkanik, autoritetet janë në proces të marrjes së masave për t'u përballur me këto skenarë dhe inkurajuan banorët të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e Mbrojtjes Civile.

Të fundit