Flash News

Rajoni

Padia kundër Serbisë për gjenocid, Palmer: Retorikë e nxehtë, palët të kthehen në tryezën e dialogut

Padia kundër Serbisë për gjenocid, Palmer: Retorikë e
Matthew Palmer

Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, i tha Zërit të Amerikës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer, raporton "Zëri".

Sa i përket paralajmërimit të qeverisë së Kosovës se do të paraqesë padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”. Ai shtoi se vetëm dialogu do të sjellë njohje reciproke.

“Është kuptuar mirë se cilat çështje duhet të zgjidhen përmes një procesi dialogu. Ky proces drejtohet mirë dhe me kompetencë nga Miroslav Lajçak, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke”, deklaroi Palmer.

Të fundit