Flash News

Rajoni

Palestinezët kundërshtojnë hapjen e zyrës serbe në Jerusalem

Palestinezët kundërshtojnë hapjen e zyrës serbe në

Përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se do të hapet një zyrë e Odës Ekonomike të Serbisë në Jerusalem.

"Hapja e një zyre të tillë në Jerusalem, një qytet i okupuar, është e papranueshme sipas të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara", tha Nabhan në një deklaratë për mediet.

Më herët, kryeministrja serbe deklaroi se hapja e zyrës së Odës Ekonomike të Serbisë ishte e gatshme dhe se "po kërkohej një moment i përshtatshëm për të udhëtuar në atë vend në mënyrë që të bëhej zyrtare fillimi i punës". Mediet kosovare raportojnë se ajo ka thënë se hapja e kësaj zyreje u dakordua nga Marrëveshja e Uashingtonit, e cila u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Të fundit