Flash News

Rajoni

Panik në Beograd, ngrihet alarmi për bomba në disa shkolla fillore

Panik në Beograd, ngrihet alarmi për bomba në disa shkolla

Nuk ka fund paniku në Serbi, ku pas ngjarjes makabër që ndodhi para disa javësh me një të ri që ekzekutoi shokët e shkollës, një tjetër lajm ka ngritur në këmbë autoritetet.

Ministria e Arsimit në Beograd ka marrë njoftim se në rreth 115 shkolla fillore e të mesme janë vendosur bomba. Sipas mediave serbe, bëhet me dije se në emailet shkollave fillore kanë mbërritur 78 alarme për mjete shpërthyese që mund të jenë vendosur në ambientet e tyre ndërsa shkollat e mesme kanë marrë 37 njoftime.

Mësohet se pas këtij alarmi janë marrë masa për evuakimin e nxënësve dhe kanë nisur kontrollet për të siguruar jetën e këtyre të fundit, por dhe të arsimtarëve.

Të fundit