Flash News

Rajoni

Paralajmërimi i Escobar: Mali i Zi, objektiv tërheqës për Moskën

Paralajmërimi i Escobar: Mali i Zi, objektiv tërheqës për

Lufta në Ukrainë ka ngritur shqetësimin se Rusia nuk do të ndalet me kaq. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është arsyeja përse perëndimi duhet t’i shtojë përpjekjet kolektive kundër Vladimir Putin, sipas Rel.

Ai u bëri vendeve të Ballkanin Perëndimor që të dënojnë veprimet e Rusisë dhe të kërkojnë që Putin të mbajë përgjegjësi për pushtimin që po kryen në Ukrainë.

“Derisa shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet ta pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë më 1 mars, por nuk i ka marrë vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.

 

Të fundit