Flash News

Rajoni

Paralajmërimi i Greqisë: Ballkani Perëndimor mund të bëhet skenë e një krizë të madhe

Paralajmërimi i Greqisë: Ballkani Perëndimor mund të

Shefi i diplomacisë greke, Niko Dendias, iu tha homologëve të tij në Luksemburg, se nëse BE nuk reagon menjëherë edhe Ballkani Perëndimor do të përballet me një krizë të madhe sikurse Ukraina.

Dendias informoi ministrat e Jashtëm evropianë për vizitën e tij në Odessa në kuadër të dorëzimit të ndihmave humanitare. Ai ka raportuar edhe përpjekjet e Greqisë për të transferuar ndihma humanitare në Odessa edhe në Mariupol.

Shefi i diplomacisë greke pohoi se është e nevojshme të mbahet një qëndrim i qartë për të gjitha frontet.

Ndërsa një ditë më parë, mediet e huaja raportua se pas ofertës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, pritet që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, drita jeshile e negociatave të çelet në muajin Qershor.

Të fundit