Flash News

Rajoni

Partnerët e koalicionit qeveritar kundër dorëheqjes së Zaev: Vendim i nxituar, duhet të konsultohej

Partnerët e koalicionit qeveritar kundër dorëheqjes së Zaev:

Partnerët e koalicionit qeveritar nuk janë dakord me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit. Ata janë shprehur se vendimi ishte i nxituar dhe i gabuar, sipas mediave vendase.

Zaev njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i partisë LSDM pas rezultatit të zgjedhjeve lokale. Ai ka zhvilluar nja takim mbrëmjen e djeshme me partnerët e koalicionit, të cilët i kërkuan të vazhdojë punën deri në fund të mandatit.

Pas takimit, të vetmit që u prononcuan ishin zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha. Ata thanë se para se të njoftonte dorëheqjen, Zaev duhet të konsultohej më parë me partnerët.

Të fundit