Flash News

Rajoni

Pas protestave kundër Kishës Ortodokse Serbe, Mali i Zi merr Manastirin e Cetinjes

Pas protestave kundër Kishës Ortodokse Serbe, Mali i Zi merr

Pas shpërthimit të protestave që kundërshtonin emërimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, qeveria malazeze ka kërkuar që Manastiri i Cetinjës të futet në listën e pasurive të paluajtshme të shtetit.

Sipas Telegrafi, Administrata për Kadastër dhe Pronën Shtetërore ka vënë n zbatim urdhrin e qeverisë malazeze që ndalon tjetërsimin e pronës dhe tokave të përdorura nga Manastiri.

Në Manastirin e Cetinjës u mbajt ceremonia e emërimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe Joanikije. Ceremonia u shoqërua edhe me protesta nga ana e qytetarëve malalezë nën sloganin “Kjo nuk është Serbi!”

Malazezët vërshuan në rrugë për të penguar hyrjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, por dy krerët Porfirije dhe Joanikije, u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Përvecc kryengritjeve nga qytetarët, ceremonia ngjalli debate dhe përplasje edhe mes udhëheqësve shtetërorë.

 

Të fundit