Flash News

Rajoni

Pas zjarrit në Sardenja, stuhia e breshri godet Italinë, njerëzit e lënduar bllokohen në trafik

Pas zjarrit në Sardenja, stuhia e breshri godet Italinë, njerëzit

Një stuhi breshëri ka goditur Italinë, duke bllokuar trafikun në një nga autostradat kryesore të vendit, duke plagosur njerëz e duke thyer xhamat e makinave.

Sipas Sky News, stuhia goditi pjesën veriore të rrugës midis Milanos dhe Napolit, e cila ka një gjatësi prej 500 miljesh. Qindra makina u goditën nga breshëri, duke i detyruar shoferët të tërhiqen në anë të rrugës.

Nga ana tjetër, autoritetet u detyruan të mbyllin një pjesë të rrugës për një kohë të shkurtër. Pamjet e transmetuara tregojnë automjetet me xhama të thyera, të ndaluara në rrugë, ndërsa stuhia vijonte.

Një pjesë e njerëzve u lënduan si pasojë e xhamave të thyer, por ende nuk ka të dhëna për të plagosur rëndë.

Teksa stuhitë e breshri goditën një pjesë të Italisë, Sardenia Qendrore vijon të jetë nën pushtetin e flakëve, ku të paktën 20,000 hektarë tokë u dogjën dhe 900 banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Të fundit