Flash News

Rajoni

Pendarovski: Kremlini përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor

Pendarovski: Kremlini përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka cilësuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si një vend me arkitekturë të butë sigurie në Evropë dhe të brishtë ndaj ndikimit rus.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Pendarovski tha gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se “Kremlini përbën rrezik për stabilitetin e rajonit”. Ai beson se SHBA-të do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë situatës në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, përveç Ukrainës, Ballkani Perëndimor është një pikë e ndjeshme në sigurinë evropiane.

“Ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon - Republika Sërpska dhe veriu në Republikën e Kosovës, ku tentohet të cenohet integriteti i këtyre vendeve, andaj NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojnë vëmendje”, tha Pendarovski.

Të fundit