Flash News

Rajoni

Përplasje mes Osmanit dhe Vuçiç në samitin e “Brdo-Brijuni”, media serbe jep detaje

Përplasje mes Osmanit dhe Vuçiç në samitin e
Samiti

Në samitin e “Brdo-Brijuni” që po zhvillohet sot në Slloveni nuk kanë munguar tensionet. Mediat serbe raportojnë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë, Shefik Gjaferoviç, kanë ‘sulmuar’ presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

"Burimet tona raportojnë situata u tensionua, pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativën në fillim për të miratuar konkluzione, sipas të cilave kufijtë në rajonin tonë janë të pandryshueshëm, dhe të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht", shkruajnë mediat serbe.

Gjithashtu shton se Osmani dhe anëtari presidencës boshnjake përsëritën platformat e vjetra për fajin e Beogradit, akuza që Vuçiç iu është kundërpërgjigjur, sipas “Novostit”.

Të fundit