Flash News

Rajoni

“Po paketoj librat”, Vuçiç paralajmëron largimin nga Presidenca

“Po paketoj librat”, Vuçiç paralajmëron largimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka lënë të kuptohet se largimi i tij nga posti mund të ndodhë brenda tre deri në katër muajve të ardhshëm, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij politike.

Në një intervistë për Radio Beograd, Vučić deklaroi se po përgatitet për një tranzicion të mundshëm, duke përmendur edhe detaje personale nga zyra presidenciale, siç është sistemimi i librave të shumtë që ka mbledhur gjatë mandatit të tij.

Ai u shpreh se dorëheqja nuk do të vijë si surprizë dhe se do të njoftojë publikun në kohën e duhur, ndërsa theksoi se tashmë ka nisur përgatitjet për largimin nga Presidenca.

"Kam në plan të jap dorëheqjen, do t'ju informoj, nuk do të jetë surprizë për askënd. Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po mendoj se ku t’i vendos. Iu luta miqve të mi, do t'i dhuroj 1,200 libra që kam marrë gjatë mandatit tim", tha Vuçiç.

Të fundit