Flash News

Rajoni

Pranoi ftesën e Vuçiç, Abazoviç: Nuk do shkojmë për t’u anëtarësuar në “Open Balkan”

Pranoi ftesën e Vuçiç, Abazoviç: Nuk do shkojmë

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pranoi një javë më parë ftesën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për t’iu bashkuar takimit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Për Tanjug, Abazoviç ka sqaruar se Mali i Zi përfaqësuesit e Malit të Zi do të shkojnë në takim si vëzhgues dhe jo si delegacion për t’u anëtarësuar në nismë.

"Ne nuk do të shkojmë në Ohër për t'u anëtarësuar në Open Balkan. Ne po shkojmë si vëzhgues, do të shqyrtojmë se çfarë është e mirë për vendin, nëse del e mirë, nuk kam asgjë kundër t'i bashkohem nismës", tha Dritan Abazovic.

Kryeministri Abazoviç tha se nuk do ta pengonte që Mali i Zi t'i bashkohej kësaj iniciative, nëse kjo do të jetë e mirë për vendin, teksa thekson se gjithçka që çon në bashkëpunim më të madh rajonal është e pranueshme për të.

Të fundit