Flash News

Rajoni

Presidenti i KE këtë javë në Ballkanin Perëndimor: Vizita ime përcjell një sinjal të qartë

Presidenti i KE këtë javë në Ballkanin Perëndimor:

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pritet këtë javë të vizitojë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se do të qëndrojë në gjashtë partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm evropian për rajonin.

Costa ka shtuar se vizita e tij dërgon një sinjal të qartë për seriozitetin e Bashkimit Evropian në raport me perspektivën e zgjerimit, duke theksuar se kjo mundësi është reale dhe aktuale.

“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë për Ballkanin Perëndimor është real; dhe po ashtu është reale edhe mundësia e zgjerimit”, ka theksuar Costa.

Costa pritet të zhvillojë takime me liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme në këtë drejtim. 

 

Të fundit