Flash News

Rajoni

Protestuesit ‘paralizojnë’ Greqinë, punëtorët në grevë kundër rritjes së çmimeve

Protestuesit ‘paralizojnë’ Greqinë, punëtorët

Athina thuajse është paralizuar sot. Mijëra protestues në Greqi kanë ndërprerë shërbimin e transportit, tragetet, shkollat dhe spitalet publike.

Protestuesit janë ngritur në një grevë njëditore për të kundërshtuar atë që e kanë quajtur “krizë të thelluar” të rritjes së çmimeve, raporton Reuters.

Dy sindikatat më të mëdha të punës në vend, me 2.5 milionë punëtorë të sektorit publik dhe priva, kanë thirrur grevën e përgjithshme që kaloi në një tubim të përgjithshëm para Parlamentit grek.

Protestuesit janë shprehur se jeta e tyre është bërë e papërballueshme. Policia vlerëson se të paktën 10,000 njerëz u paraqitën në tubim.

Greqia doli nga një dekadë e krizës financiare në 2018, vetëm që pandemia e koronavirusit të ndalonte udhëtimin global dy vjet më vonë, duke dëmtuar industrinë e saj jetike të turizmit.

Të fundit