Flash News

Rajoni

Pse ndryshoi mendje Vuçiç pasi i tha ‘jo’ samitit të BE në Tiranë

Pse ndryshoi mendje Vuçiç pasi i tha ‘jo’ samitit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi sot se do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të martën, pasi më herët tha se nuk do të shkonte.

“Mund të mos kishte ndonjë përfitim nëse Unë do të shkoja, por sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, tha Vuçiç për mediat pasi pa një stërvitje ushtarake në Nikinci të hënën.

Ndërkohë, në një prononcim telefonik të enjten, Vuçiç i tha Televizionit Pink se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor”.

Kjo deklaratë e furishme erdhi pasi BE-ja dështoi të dënojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për emërimin e një ministri për Komunitete dhe Kthim, i cili nuk ishte nga partia kryesore serbe e Kosovës e mbështetur nga Beogradi.

Kjo erdhi pasi ish-ministri Goran Rakiq u largua nga institucionet e Kosovës, krahas shumicës së zyrtarëve serbë të Kosovës nga veriu i Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thjesht u kishte bërë thirrje “të dyja palëve të punojnë urgjentisht për kthimin e serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës”, shkruan Balkan Insight.

 Kujtojmë që Vuçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë në samitin që do të organizohet në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se presidenti serb nuk ka rrugë tjetër.

 

Të fundit