Flash News

Rajoni

Qëllohet me thikë emigranti shqiptar në Itali, në hetim kolegu

Qëllohet me thikë emigranti shqiptar në Itali, në hetim

Një emigrant shqiptar u godit me thikë nga një koleg mëngjesin e sotëm, teksa punonte në një fermë në Morsano al Tagliamento në Itali.

I plagosuri me kombësi shqiptare është shpëtuar nga punëdhënësi, i cili pasi ka kërkuar ndihmë nga qendra operative Sores, e ka transportuar me makinë në spitalin e San Vito al Tagliamento, ku iu nënshtrua një operacioni.

Sipas mediave italiane, i plagosuri ka marrë një plagë të rëndë në bark dhe aktualisht ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.

Karabinierët e Compagnia di Pordenone kanë vënë në pranga një person, si autor të dyshuar të plagosjes për ‘tentativë vrasje’, ndërsa motivet janë ende të paqarta.

 

Të fundit