Flash News

Rajoni

Qeveria e RMV ndalon rritjen e çmimeve për ushqimet deri në fund të shkurt

Qeveria e RMV ndalon rritjen e çmimeve për ushqimet deri në

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të mbajë të ‘ngrira’ çmimet për produktet bazë të konsumit.

Kufizime në fjalë ishte i vlefshëm deri më 31 janar, por qeveria ka vendosur ta zgjasë atë deri në fund të muajit shkurt me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë të konsumit.

Kjo masë filloi të zbatohej më 6 Dhjetor 2021 dhe vijon deri më 28 Shkurt 2022, nëse nuk do të ketë një rishikim tjetër. ‘Ngrirja’ e çmimeve vlen për produkte si: mielli, sheqeri, orizi, qumështi dhe nënproduktet, mishi dhe nënproduktet, veza dhe ushqime të tjera të ngjashme.

Kjo masë e qeverisë është marrë me qëllim lehtësimin e shpenzimeve për qytetarët në një kohë kur thuajse të gjitha vendet po përballen me krizë ekonomike.

Të fundit