Flash News
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
Humbi jetën në aksident, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti, i kushtoi mbi dy dekada profesionit
Qytetarët e Malit të Zi në protestë, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme.
Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.
Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident.
Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nermin Abdiq, anëtar i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin.
“Ne duhet të ruajmë harmoninë multietnike. Ne jemi në një numër të tillë sonte sepse ne nuk jemi të ndarë në bazë të fesë, etnisë, gjuhës apo ngjyrës së lëkurës... Ne u mblodhëm për shkak të dashurisë për shtetin. Ne nuk duhet të lejojmë që pacientët të trajtohen pa ilaçe, që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla që nuk kanë ngrohje... Ne nuk do t’ua falim... Mali i Zi nuk do të jetë një azilkërkues brenda Malit të Zi. Le të bashkohemi për të shpëtuar shtëpinë tonë të vetme”, tha Abdiq.
Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit në gusht të këtij viti.
Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiq, që ka mbështetjen e kësaj partie.
Pasi Gjukanoviq refuzoi që të mandatonte Llekiqin për shkaqe formale, shumica parlamentare tentoi të ndryshojë ligjet me qëllim që të bartte fuqitë kushtetuese të presidentit te Parlamenti, në mënyrë që Llekiq të mandatohej nga organi legjislativ. Protestuesit kanë kërkuar që amendamentet me këto ndryshime të tërhiqen nga Ligji për presidentit.
Por, Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve./ REL
Të fundit
Një përgjigje për (mos)përgjigjen e ministres
19 July 2026, 18:33
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
19 July 2026, 18:07
"Nuk është turizmi", Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga paratë e pista
19 July 2026, 17:23
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari Luigi Esposito
19 July 2026, 17:02
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori
19 July 2026, 16:41
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
19 July 2026, 16:19
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
19 July 2026, 15:34
Kylian Mbappe rrëzon Messin, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
19 July 2026, 15:12
Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
19 July 2026, 14:24
Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
19 July 2026, 14:00
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
19 July 2026, 13:40
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona dërgohen në spital
19 July 2026, 12:50
10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen
19 July 2026, 12:28
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
19 July 2026, 11:38
Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
19 July 2026, 09:15
Ndërtimi i një brezi digjital, a po i dembelos apo po i nxit të rinjtë shqiptarë
19 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
19 July 2026, 08:37
Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
19 July 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 July 2026, 08:05
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
18 July 2026, 22:35
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14