Flash News

Rajoni

Rrëzohet një helikopter në Greqi, plagosen dy persona

Rrëzohet një helikopter në Greqi, plagosen dy persona

Një helikopter është detyruar që të bëjë ulje të detyrueshme në Greqi për shkak të një problemi teknik.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, ku si pasojë janë plagosur lehtë dy persona.

Informacionet nga zjarrfikësit flasin për një ulje të detyruar të një helikopteri privat në zonën e Kavo Liaka në Livathou, Kefalonia, për shkak të defekteve.

Sipas mediave vendase dy personat që udhëtonin në helikopter të moshës rreth 60 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Argostolit.

Të fundit