Flash News

Rajoni

Rritja e çmimeve, pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve

Rritja e çmimeve, pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje

Partia Alternativa e Malit të Zi u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet dhe dyqanet në vend të premten për shkak të rritjes së çmimeve.

“Të premten bëjmë thirrje për bojkot të supermarketeve dhe dyqaneve në Mal të Zi, të gjitha pa përjashtim, sepse kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Çmimet e larta prekin të gjithë qytetarët njëlloj”, thanë ata në komunikatën për media.

Alternativa theksoi se i njëjti veprim është kryer edhe në Kroaci dhe se ka dhënë rezultate. 

I njëjti aksion është paralajmëruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë për të premten.

“Alternativa Mali i Zi dëshiron të organizojë të njëjtën gjë në Mal të Zi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ata besojnë se çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe se zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë, duke rënë dakord për çmimet me njëri-tjetrin, kanë ndikuar që qytetarët të mos e ndjejnë rritjen e plotë të pagave dhe pensioneve.



Të fundit