Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rusia shton praninë e saj në Ballkan, rrit numrin e diplomatëve në Serbi

Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës. Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars.
Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë. Në fillim të marsit, Radio Evropa e Lirë (REL) njoftoi se Rusia, një vit pas pushtimit në Ukrainë, kishte rritur praninë e saj diplomatike në Serbi, pas valës së dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja vitin e kaluar.
Me dy ardhjet e reja në mars, numri i diplomatëve rusë në Serbi, që nga shkurti i vitit të kaluar, ka shënuar dhjetë më shumë. Hulumtimi, në fillim të marsit, tregoi gjithashtu se të paktën tre diplomatë të dëbuar, tani janë përfaqësues të akredituar rusë në Serbi, duke përfshirë dy prej tyre që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse.
Sipas listës së fundit të publikuar nga Ministria e Jashtme, nga 31 marsi, ata ende janë të pranishëm në misionin rus në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me ngritjen e re të numrit të diplomatëve.
Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe as Ambasada ruse në Serbi. Nikolla Lluniq, ish-diplomat ushtarak i Serbisë, i cili tani kryeson Këshillin joqeveritar për Politikat Strategjike me qendër në Beograd, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se injorimi i rritjes së numrit të diplomatëve rusë, sigurisht që do të shkaktojë mosbesim në vendet në rajon dhe në Evropë. “Por, edhe do të rrisë rrezikun e sigurisë, gjë që Serbisë nuk i nevojitet në këtë moment”, shtoi Lluniç.
Dy atashe të rinj
Gjatë muajit mars, siç shihet nga lista diplomatike që evidentohet nga Serbia, janë akredituar dy atashetë e rinj në ambasadën ruse, Vladimir Surov dhe Roman Shelkovskiy. Ambasada ruse dhe autoritetet në Serbi nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it për punët e mëparshme të Surovit dhe Shelkovskiyt.
Nga të dhënat e qasshme publike, mund të shihet se Vladimir Surov ishte pjesë e misionit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara në vitin 2006 dhe 2009. Emri i Surovit ishte gjithashtu në listën e misionit rus në Kopenhagë, në vitin 2015.
Emri i Roman Shelkovskiyt ishte i renditur në listën diplomatike të Italisë, në vitin 2021, por në mars të vitit 2022 nuk ishte më aty.
Në prill të vitit 2022, Italia dëboi 30 diplomatë rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Nuk dihet saktësisht se kur Shelkovskiy u largua nga Italia apo vendndodhja e tij para se të mbërrinte në Serbi.
Dëbimi i diplomatëve
Pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet evropiane ose u futën në “listë të zezë”. Si arsye për dëbim, disa vende përmendën spiunazhin e supozuar.
Radio Evropa e Lirë ka vërtetuar më herët se të paktën një diplomat rus i dëbuar, i lidhur me njësinë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe i akuzuar për sulme kibernetike që synonin sektorin e energjisë amerikane, është dërguar në Beograd, ndërsa një tjetër është i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse.
Disa vende i dëbuan diplomatët rusë edhe para pushtimit të Ukrainës.
Në mars të vitit 2018, Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë, si përgjigje për sulmin me agjent nervor ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal.
Kryeministrja e asaj kohe, Theresa May, tha për diplomatët rusë të dëbuar se ishin spiunë që vepronin nën mbrojtjen diplomatike. Yulia Skripal dhe babai i saj Sergei, një ish-agjent rus dhe britanik, për disa javë ishin në gjendje kritike në spital, pasi u helmuan me agjentin nervor Novichok, në mars të vitit 2018.
Diplomatët rusë, në disa raste, gjithashtu u dëbuan edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nikolla Lluniç shpjegon se, në përputhje me detyrimet nga Konventa e Vjenës, Serbia nuk është e obliguar të pranojë diplomatët rusë të dëbuar nga Perëndimi.
“Ministria kompetente mundet në çdo kohë dhe pa asnjë detyrim për shpjegim, ta informojë misionin rus se një anëtar i caktuar i misionit diplomatik është i papranueshëm, pra i padëshirueshëm”, thotë Lluniç.
“Mungesa e reagimit mund të interpretohet lehtësisht në Perëndim si mbështetje diplomatike dhe inteligjente nga Beogradi, për aktivitetet hibride ruse në rajon”, thekson Lluniç në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Sanksionet, varësia nga energjia, aferat e spiunazhit
të anëtaSerbia aspiron rësohet në Bashkimin Evropian, ndërkohë që autoritetet përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave nga zyrtarët e shumtë nga Perëndimi.
Si iu përgjigj Ballkani Perëndimor pushtimit rus në Ukrainë?
Kremlini zyrtar mbështet Serbinë në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ndërkaq, Serbia është ende e varur nga gazi rus.
Në komentin e tij për REL-in, Nikolla Lluniq vlerëson gjithashtu se nëse Rusia përmirëson aftësitë e saj të inteligjencës në misionin diplomatik në Beograd, kjo do ta distancojë Serbinë edhe nga BE-ja, por edhe nga NATO-ja, në të cilën Serbia nuk e aspiron anëtarësimin tani për tani.
“Nuk duhet të habitemi nëse ata përdorin në mënyrë makiaveliste të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e tyre (ruse)”, shtoi Lluniq.
Ai, po ashtu, tha se për shërbimet serbe të sigurisë, prioritet duhet të jetë që misionet diplomatike të të gjitha vendeve në Beograd të jenë të sigurta. Ambasada ruse në Beograd ka qenë e përfshirë edhe më parë në një aferë spiunazhi.
Në nëntor të vitit 2019, Qeveria e Serbisë njoftoi se kishte zbuluar një rrjet të spiunazhit rus të lidhur me ambasadën, gjë që e shtyri presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të thërriste ambasadorin rus për të biseduar.
Vuçiq, megjithatë, më vonë e minimizoi intensitetin e incidentit. Duke iu drejtuar mediave, asokohe ai tha se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Rusisë dhe se e sheh atë si një vend mik.
Vuçiq më pas tha se autoritetet në Serbi do ta “mbrojnë dhe ruajnë” vendin në aspektin e inteligjencës./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38