Flash News

Rajoni

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij. Mbajtja e këtij samiti, nga njohësit e integrimeve evropiane shihet edhe si vëmendje politike e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Samitin e 3 nëntorit e ka konfirmuar një zëdhënës nga Qeveria e Gjermanisë për KosovaPress.

“Takimi i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse ne nuk mund të parashikojmë përmbajtjen e bisedimeve. Për detaje të tjera rreth takimit do të njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

 

 

 

Të fundit