Flash News

Rajoni

Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Mal të Zi, zbardhet axhenda

Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Mal të Zi,

Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 maj. Ky Samit pritet që të bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër  Vuçiç.

Gazeta Express ka siguruar agjendën e plotë të këtij Samiti e ku pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ishte kryeministri malazez, Milojko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Të fundit