Flash News

Bota

Scholz mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Është në interesin e Gjermanisë

Scholz mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që shtetet e mbetura të Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së dhe ka mirëpritur vendimin për t'i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit.

“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, u tha Scholz deputetëve në një fjalim në Bundestag në Berlin, raporton The Guardian.

Të gjithë përkrahësit e zgjerimit të BE-së drejt lindjes argumentojnë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus.

Një ditë më parë, diplomatët e Bashkimit Evropian dakordësuan dhënien e statusit kandidat për Bosnje-Hercegovinën.

Bosnja i bashkohet katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë – si dhe Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës në radhë për anëtarësim. Kandidaturat e Moldavisë dhe Ukrainës u konfirmuan në qershor.

Të fundit