Flash News

Rajoni

Serbët na Graçanicë me mesazhe provokuese për Kosovën

Serbët na Graçanicë me mesazhe provokuese për Kosovën

Serbë u mblodhën sot në anastirin e Graçanicës për të kremtuar festën “Vidovdanit”.

Mirëpo, provokuan sërish me mesazhe ndaj Kosovës. Bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si “Nuk e japim djepin e Serbisë”.

Patriarku Porfirije tha se “në Graçanicë e kuptojnë më së miri se kush janë”, duke pretenduaredhe për përvetësimin e monumenteve kulturore fetare të Kosovës.

“Nëse diku mund të kuptojmë se jemi këta që jemi, është pikërisht Kosova, është pikërisht kjo portë e Graçanicës së shenjtë, është populli i Deçanit, është Patriarkana e Pejës, është Bogorodica e Levishkës, është e Deviqi, janë vendet e shumta të shenjta me të cilat është zbukuruar toka e Kosovës. Këtu në këtë vend, ne e dimë se kush jemi, këtu e dimë se çfarë jemi, këtu kuptojmë se nga vijmë dhe cili është qëllimi ynë i ekzistencës. Këtu jemi vëllezër dhe motra në shtëpinë tonë, këtu në Kosovë. Shumë herë ia kam kujtuar vetes këtë fakt, dhe tani, duke ua thënë të gjithëve, po ju kujtoj edhe juve dhe po jua kujtoj këtë fakt dhe të vërtetë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë, gjithë botës dhe të gjithë njerëzve të botës. Ne jemi këtu në shtëpinë tonë, këtu jemi në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Të fundit