Flash News

Rajoni

Serbia: Prishtina “po e vret” dialogun

Serbia: Prishtina “po e vret” dialogun

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Petkoviç dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, u takuan të martën në Bruksel për një rund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Palët diskutuan, mes tjerash, për Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve, për Aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit në luftë dhe për një marrëveshje për energjinë.

Petkoviq tha në një postim në X të mërkurën se Bislimi i “refuzoi” dhe “kritikoi” të gjitha këto.

 

Të fundit