Flash News

Rajoni

Serbia rreshtohet krah Rusisë, Vuçiç nuk i bashkohet sanksioneve të BE-së

Serbia rreshtohet krah Rusisë, Vuçiç nuk i bashkohet

Qeveria serbe vendosi të mos dënojë sulmet e Rusisë në territorin ukrainas. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka rrëzuar propozimin e Perëndimit, për të dënuar kërcënimin e integritetit territorial të Ukrainës.

Mediet serbe raportojnë se Serbia nuk do t’i bashkohet vendeve që deri tani kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe i kanë bërë thirrje të ndalë sulmet mbi Ukrainë.

Në takimin e qeverisë nuk është folur madje për sanksione, ndërsa dy ministria kanë abstenuar gjatë votimit të vendimit, duke mos mbështetur shumicën që refuzoi propozimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot duhet ta bëjë publike këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Të fundit