Flash News

Rajoni

Shënohet rasti i parë i vdekjes me Covid-19 në Greqi edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës

Shënohet rasti i parë i vdekjes me Covid-19 në Greqi edhe pse

Është shënuar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të vaksinuar plotësisht në Greqi. Pacienti ishte 70-vjeç dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese - i cili i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Ndërkohë drejtori i Spitalit ka reaguar duke thënë se ky është një rast i rrallë dhe ka bërë thirrje që të vaksinohen sa më shumë qytetarët.

"Në Njësinë time patëm vdekjen e parë të një pacienti, plotësisht të vaksinuar", tha Nikos Kapravelos teksa vuri në dukje se

"ne nuk duhet të hyjnizojmë të vaksinuarit, ata gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm", ndërsa ai sqaroi se vaksinimet mbeten arma më e fuqishme që kemi kundër pandemisë.

Burimi: Protothema

Të fundit