Flash News

Rajoni

“Shqipëria e madhe është kërcënim”, Haradinaj i përgjigjet Vuçiç: Shmangeni, njiheni Kosovën

“Shqipëria e madhe është kërcënim”,
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është një kërcënim. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se nëse Serbia i frikësohet një bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet ta njohë këtë të fundit si shtet të pavarur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosova është në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe OKB.

“Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës”, thotë Haradinaj.

Të fundit