Flash News

Rajoni

Shtyhet dorëheqja e Zoran Zaevit, Këshilli i Përgjithshëm të LSDM-së nuk e pranoi

Shtyhet dorëheqja e Zoran Zaevit, Këshilli i Përgjithshëm

Dorëheqja e Zoran Zaevit është shtyrë në një kohë të pacaktuar. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.

Mbrëmjen e djeshme është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm të LSDM-së, ku është marrë vendimi i shtyrjes së dorëheqjes deri në zgjidhjen e krizës.

Ai nuk ka dhënë detaje për afatin se sa do të shtyhet dorëheqja, të cilën e njoftoi në një konferencë për mediat në 31 tetor, pas rezultatit humbës në zgjedhjet lokale.

“Sot kishim sugjerim nga Këshilli i Përgjithshëm për prolongim të dorëheqjeve, as dorëheqjet e mia diskutohen dhe as që vendoset për dorëheqjet e mia, për të vetmen arsye sepse kur i paralajmërova më 31 tetor, kam thënë se mbetem këtu që të ndihmojë të mbahet shumica parlamentare dhe në rast se mundet të përforcohet, të rritet.

Sinqerisht pres që shumica demokratike parlamentare do të stabilizohet. Para së gjithash ajo që është e orientuar për rrugën euro-atlantike, ajo që është e orientuar për shoqërinë tonë multi-etnike, ako që është e orientuar për rruajtjen e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësorë dhe ajo që është e orientuar ndaj reformave pozitive në shtet”, tha Zaev.

 

Të fundit